Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për shpërdorim detyre.
Kallëzimi lidhet me zhvendosjen e tij nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit.
Të lidhura
None found
Dokumenti është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.
Sipas Veliajt, transferimi është bërë në kundërshtim me ligjin. Ai kërkon që të hetohet përgjegjësia e drejtueses së sistemit penitenciar për këtë vendim.







