Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Durrës ku një automjet “Ford” ka përplasur një këmbësore të moshuar.
E moshuara është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 24.08.2021, rreth orës 09:10, shtetasi D. T., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen B. D., rreth 78 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/