Kreu i KLGJ-së: Në 10 vjet reformë nuk është ndërtuar asnjë gjykatë; kërkohen troje dhe 199 punonjës, Xhafaj kritikon Illyrian Guard

KLGJ-ja kërkon financim për godina të reja gjykatash, por gjetja e truallit mbetet një pengesë kryesore për realizimin e projekteve.

Gjatë paraqitjes së raportit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, kryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi, tha se vetëm pesë nga 20 gjykatat në vend punojnë në ndërtesa të ndërtuara posaçërisht për këtë funksion.

Të lidhura

None found

Rusi bëri të ditur se KLGJ-ja u është drejtuar bashkive të Kukësit, Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Tiranës për të siguruar troje për gjykata, por nuk ka marrë përgjigje pozitive. Në të kundërt, Bashkia e Beratit ka vendosur t’i kalojë KLGJ-së një truall në pronësi të saj. Për hartimin e projektit të zbatimit të godinës së re janë parashikuar 9 milionë lekë.

Diskutimet përfshinë edhe sigurinë në gjykata dhe koston në rritje të shërbimit të Illyrian Guard. KLGJ-ja kërkon buxhet edhe për blerjen e pajisjeve të sigurisë, ndërsa kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, shprehu rezerva për efektivitetin dhe eficiencën e kompanisë.

Institucioni ka kërkuar 199 punonjës shtesë për vitin 2027, me qëllim plotësimin e vendeve bosh për ndihmës ligjorë, sekretarë gjyqësorë dhe personel sigurie. Sipas Rusit, funksionimi i sistemit të ri teknologjik Euronix do të sjellë nevojën për më shumë staf dhe pajisje elektronike.

Xhafaj tha se mungesa e godinave po pengon edhe rekrutimin e punonjësve të rinj. Ai vlerësoi se zgjidhja e problemeve infrastrukturore, veçanërisht për gjykatat e Tiranës dhe Gjykatën e Apelit Administrativ, është e domosdoshme, pasi nuk ka hapësira ku të vendoset personeli i ri.

Relatorja Evis Kushi njoftoi se projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 6.67 miliardë lekë për KLGJ-në dhe sistemin gjyqësor. Kjo shumë është 74.22 milionë lekë më e ulët se financimi i vitit 2026.

Diskutimet në komision:

Ilir Rusi – Një pjesë e konsiderueshme e kërkesave tona lidhet me ndërtimin e godinave. Që prej vitit 2017 nuk ka përfunduar asnjë ndërtesë e re e destinuar për gjykatë. Atë vit u përurua godina e Gjykatës së Elbasanit. Në vitin 2016 u përurua ish-Gjykata e Apelit, që sot shërben si Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Në vitin 2012 përfunduan ish-Gjykata e Apelit Korçë dhe Gjykata e Shkallës së Parë, si dhe dy godinat e mëparshme të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Sistemi ka sot 20 gjykata, por vetëm pesë prej tyre ndodhen në godina të ndërtuara posaçërisht si gjykata: dy Gjykatat e Posaçme, e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, si edhe Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Ndërtesat e tjera janë përshtatur për funksionin e gjykatave. Gjatë 10 viteve të reformës në drejtësi nuk kemi ndërtuar një godinë që, që në fillim, të jetë projektuar si gjykatë. Për këtë arsye kemi kërkuar fonde për ndërtime, si dhe truall nga bashkitë e Kukësit, Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Tiranës. Ato nuk na kanë vënë në dispozicion tokën e kërkuar.

Megjithatë, kemi edhe një zhvillim pozitiv. Në korrik të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Beratit vendosi t’ia kalojë KLGJ-së një truall në pronësi të bashkisë. Kemi parashikuar 9 milionë lekë për projektin e zbatimit dhe synojmë që këtë vit dhe vitin e ardhshëm të kërkojmë fonde për ndërtimin e godinës së re të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Për një periudhë të gjatë i kemi kërkuar edhe Bashkisë së Tiranës të na japë truall për Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm. Në vendndodhjen e Gjykatës së Shkallës së Parë mund të shtohet dhe rikonstruktohet një godinë, por trualli nuk na është vënë në dispozicion, për shkak të veprimeve të papërfunduara nga ministria përgjegjëse për shpronësimin. Për këtë gjykatë kemi kërkuar sërish një fond prej 200 milionë lekësh.

Kërkojmë 110 milionë lekë të reja për mallra dhe shërbime. Shpenzimet për shërbimin postar janë dyfishuar, ndërsa ka ndryshuar edhe kostoja e shërbimit të shoqërisë së sigurisë Illyrian Guard.

Janë parashikuar para për marrjen me qira të ambienteve nga Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykata e Shkallës së Parë, sepse hapësirat që kanë në dispozicion janë të kufizuara.

Po ashtu, kemi kërkuar 215 milionë lekë të reja për sigurinë në gjykata. Ky fond ishte planifikuar për blerjen e pajisjeve për zyra dhe për sigurinë. Edhe pse nuk i kemi ambientet e nevojshme, të paktën mund të sigurojmë mjete që rrisin mbrojtjen në gjykata.

Sa i përket numrit të punonjësve, 100 pozicionet që na miratuat i ndamë mes punonjësve të sigurisë, sekretarëve gjyqësorë dhe ndihmësve ligjorë. Për vitin e ardhshëm kemi kërkuar edhe 199 punonjës, pasi ka vende vakante që duhet të plotësohen.

Evis Kushi – Projektbuxheti i vitit 2027 për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe sistemin gjyqësor është 6.67 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2026, financimi pakësohet me 74,22 milionë lekë. Numri i pozicioneve mbetet 1192, pa shtim të organikës.

Fatmir Xhafa – Ka shumë çështje këtu dhe, të them të drejtën, nuk dimë nga t’ia nisim.

Ka edhe probleme që KLGJ-ja duhet t’i shqyrtojë brenda institucionit, përfshirë punën e stafit administrativ. Nuk mund të kërkohen fonde, ndërkohë që buxhetet nuk realizohen vit pas viti.

Zonja Çausholli, mënyra si do të zgjidhet çështja e rritjes së tarifave të shërbimit është një çështje më vete. Edhe efektiviteti dhe eficienca e Illyrian Guard duhen shqyrtuar veçmas. Por, minimalisht, duhet të paguhet ose do ta mbyllim. Janë shtet brenda shtetit; kërkojnë dhe fondet, natyrisht, dalin nga buxheti.

Tarifat postare janë dyfishuar, megjithëse mund të thuhet se gjykatat nuk duhet të paguajnë tarifa postare, dhe kjo do të ndikojë në buxhet. Më pas kemi qiratë dhe trojet për tri gjykata; për këtë duhet të pyes kryetarin. Nyja gordiane janë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, veçanërisht Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Nëse zgjidhen problemet e tyre infrastrukturore, mund të emërohen edhe punonjësit, sepse sot nuk ka vende ku të ulen. Ky është fakt, pavarësisht se është një debat i madh. Pyetja është edhe për studimin e projektimin: a janë përfshirë këto në 84 milionë e 900 milionë lekë për projektimin dhe zbatimin e pesë gjykatave të reja? Nëse jo, situata është shumë shqetësuese dhe këtë problem duhet t’ia paraqes vetë qeverisë.


Shtuar më 10.11.2026 16:07

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş