Dellova mungon në dy ndeshjet e nëntorit të Kosovës

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve pa qendërmbrojtësin Lumbardh Dellova. Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se ai është liruar nga grumbullimi, pasi ekzaminimet mjekësore treguan se nuk është i gatshëm të luajë kundër Izraelit dhe Irlandës.

Për përzgjedhësin Franco Foda, kjo do të thotë një alternativë më pak në mbrojtje përpara dy përballjeve të rëndësishme.

Të lidhura

None found

27-vjeçari ishte përballur me probleme fizike edhe në tetor, pas lëndimit në ndeshjen e Amedsporit ndaj Genclerbirligit në Superligën e Turqisë. Klubi turk e kishte konfirmuar dëmtimin pas rezonancës magnetike dhe kishte nisur trajtimin. Në atë kohë, rikuperimi parashikohej të zgjaste rreth një muaj.

Dellova dëshironte t’i bashkohej Kosovës dhe të vihej në dispozicion të trajnerit, por gjendja fizike nuk ia ka mundësuar. FFK-ja i ka uruar shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në fushë.

Ai nuk është i vetmi lojtar që mungon në këtë grumbullim. Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani nuk janë në dispozicion për shkak të lëndimeve të pësuara me klubet e tyre, ndërsa Albian Hajdari dhe Vesel Demaku nuk janë ftuar, pasi vijojnë rikuperimin nga dëmtimet.


Shtuar më 10.11.2026 14:42

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş