VIDEO/ Projektligji i ri për investimet në konsultim publik, ministrja Ibrahimaj: Shqipëria ka nevojë për paga më të larta

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se projektligji i ri “Për investimet” është hedhur për konsultim publik, duke ftuar bizneset, investitorët, shoqatat e biznesit dhe ekspertët të paraqesin sugjerimet dhe propozimet e tyre.

Ibrahimaj theksoi se nisma synon të krijojë kushte më të favorshme për nxitjen e investimeve të reja në Shqipëri, përmes përcaktimit të rregullave të qarta, thjeshtimit të procedurave dhe garantimit të sigurisë për investitorët vendas dhe të huaj.

Të lidhura

None found

“Shqipëria ka nevojë për nxitjen e investimeve të reja. Për biznese që rriten, për vende të reja pune. Për më shumë produktivitet dhe për paga më të larta”, u shpreh Ibrahimaj.

Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së grupeve të interesit në hartimin e kuadrit të ri ligjor, duke vlerësuar se sugjerimet dhe propozimet e tyre do të ndihmojnë në krijimin e kushteve më të mira për investimet dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.

Projektligji është aktualisht në fazën e konsultimit publik, ku palët e interesuara mund të japin kontributin e tyre për përmirësimin e tij.

 


Shtuar më 10.11.2026 09:50

Tags:
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş