Hetim për terrorizëm në Poloni pas sulmit në Krakov, 24-vjeçari dyshohet për lidhje me ekstremizmin e djathtë

Prokuroria polake ka nisur një procedim për terrorizëm pas sulmit me armë në sheshin kryesor të Krakovit, ku gjashtë persona u vranë dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas dyshimeve të autoriteteve, sulmuesi 24-vjeçar mund të jetë nxitur nga ideologji të ekstremit të djathtë.

Të lidhura

None found

Sulmi ndodhi të shtunën pasdite në qendrën historike të qytetit. Autori, shtetas polak, hyri me makinë në sheshin e mbushur me turistë, i pajisur me veshje të ngjashme me uniformat ushtarake dhe jelek antiplumb, dhe qëlloi pa dallim ndaj njerëzve teksa lëvizte me shpejtësi.

Mes viktimave janë katër gra dhe dy burra. Njëri prej të vrarëve ishte shtetas britanik, ndërsa tre gra ishin shtetase polake. Autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e dy viktimave të tjera.

Pesë nga 17 të plagosurit janë shtetas të huaj, nga Britania e Madhe, Austria, Gjermania, Portugalia dhe Rusia. Në mesin e të lënduarve ndodhen edhe dy policë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

I dyshuari u arrestua pas një përplasjeje me armë me policinë, ku edhe vetë u plagos. Pas një operacioni, ai po trajtohet në spital nën masa të rrepta sigurie.

Hetimet morën një kthesë tjetër pas zbulimit të tre viktimave në banesën e 24-vjeçarit në Ostrowiec Świętokrzyski, rreth 160 kilometra larg Krakovit. Të pajetë u gjetën babai i tij 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 21-vjeçare.

Autoritetet besojnë se tre familjarët kanë vdekur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri, por rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar.

Prokuroria Kombëtare ka bërë të ditur se po heton vrasjen me armë të gjashtë personave dhe përpjekjen për vrasjen e shumë të tjerëve, mes tyre edhe punonjës policie. Rasti është klasifikuar si akt terrorist.

Ministri i Brendshëm Marcin Kierwiński tha se i riu kishte shfaqur interes ndaj ideologjive të ekstremit të djathtë dhe se mbështeste qëndrime radikale e ultranacionaliste.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në Poloni, e cila deri tani është konsideruar një nga vendet më të sigurta në Europë. Ajo ka rritur shqetësimin për përhapjen e ekstremizmit, pas disa sulmeve me thika në shkolla gjatë tetorit, ku një grua humbi jetën dhe të cilat, sipas autoriteteve, lidhen me materiale ekstremiste në internet.

Banorët e Krakovit kanë vendosur lule dhe qirinj pranë vendit të sulmit për të nderuar viktimat. Sheshi kryesor dhe disa prej rrugëve përreth janë mbyllur, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar edhe në Varshavë.

Flamujt në të gjithë Poloninë janë ulur në gjysmështizë në shenjë zie. Mesazhe ngushëllimi kanë dërguar edhe kryeministri britanik Andy Burnham, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, e përshkroi sulmin si një akt terrori të drejtuar kundër qytetarëve të Krakovit, një prej destinacioneve më të vizituara të Polonisë.


Shtuar më 8.11.2026 13:44

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişa