Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ka folur lidhur me shpërthimin e ndodhur në një pallat, ku një e moshuar humbi jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Duke folur për mediat, Llatja shpjegoi se pallati që u dogj sot në Elbasan ka pësuar dëmtime në strukturë.
Sipas tij, zjarri në katin e tretë dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, por do ta përcaktojnë autoritetet. Nga shpërthimi është shembur kati i katërt, ndërsa janë dëmtuar edhe shkallët e brendshme që lidhin katin e tretë me të tjerët më lart.
Të lidhura
None found
“Është parë një dëmtim i strukturës së pallatit, kemi pasur një shembje të katit të katërt që i ka rënë katit të tretë, gjithashtu edhe shkallët lidhëse që lidhin katin e tretë me të katërtin dhe të pestin. Ka pasur një zjarr në katin e tretë. Një e moshuar 83 vjeçe ka humbur jetën në katin e pestë, gjithashtu një 69-vjeçar nuk është gjendur. 10 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pa rrezik për jetën. Njëri nga sektorët e pallatit është i pabanueshëm. Është pallat i vjetër me tulla silikat, janë bërë ndërhyrje vitet e fundit, por paraqet probleme konstruktive”, tha Llatja.







