Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, gjatë një interviste për News24, foli mbi progresraportin e KE për Shqipërinë dhe deklaratat e Marta Kos.
Korreshi tha se komisionerja për zgjerimin në BE nuk përmend atë që ndodhi në burgun e Fierit me Erion Veliaj, kërcënimet ndaj tij në emër të kryeministri Rama.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, ajo flet shumë pak dhe nuk përmend dëmet 1 miliardë dëme në buxhetin e shtetin nga ana e ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Saimir Korreshi: Fakti që Balluku me 1 mld dëme në buxhetin e shtetit, pak e përmend. Nuk përmend faktin që ça ndodhi me shokun Veliaj. Apo kërcënimet që nuk u shpreh asnjë nga aktorët e drejtësisë. Fakti që ata u ranë me hu shkop gome protestuesve që u shpërblyen prapë zonja Kos nuk tha gjë. Që këtu njerëzit janë me 27 mijë lek ndihmë ekonomike, te buka. Nuk po blejnë asnjë bukë në ditë. Nuk ishte shpresë se mund të kishte thënë diçka.
Edhe historia e Marta Kos duhet me i thënë gjërat konkrete. Ose kanë dorë vetë. Nuk ka mundësi të vijë OSBE/ODIHR të thotë që janë vjedhur zgjedhjet. Si pasojë e lekut të pisët nga krimi nuk e thotë njeri. Ne po shkojmë në parlament nuk po pyet njeri. 15 bashki u shkrinë me një të rënë të lapsit. Folën ata të shkretët nuk i dëgjoi njeri. Ça dialogu të flasim ku çdo gjë vendoset ça thotë kumandari.
Edhe presidenti është si portieri që i hap derën qeverisë. Edhe pse parlamenti na rrëzoi me forcë kartoni komisionit hetimor për zgjedhjet GJK na dha të drejtë, pse nuk flet shoqja Kos. Shoqja Kos kur flet nuk ka pse të talle. Ne nuk po bëjmë dot një debat. Nuk po pyesim dot zotin Demo. Ne nuk dimë hip se të vrava zbrit se të vrava. Të gjitha veprimet kanë një finale në fund, a arrin opozita me ndryshuar 86 forca kartoni? Jo.








