Prokuroria Speciale e ka marrë para tri ditësh dosjen që lidhet me rastin e Arlinda Zekajt. Këtë e bëri të ditur Dren Paca, ushtrues i detyrës së prokurorit në këtë institucion, pasi u pyet sot nga gazetarët për kompetencat e Prokurorisë Speciale gjatë një konference për një rast të trafikimit të narkotikëve.
Paca sqaroi se Prokuroria Speciale po shqyrton vetëm dyshimet për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve policorë dhe prokurorëve në rast. Personat e tjerë po trajtohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Të lidhura
None found






