VIDEO/ Armend Muslika mahnit në stërvitje, kontroll me të dyja këmbët dhe goditje e fuqishme në kënd

Një fragment nga stërvitja nxjerr në pah aftësitë e Armend Muslikës dhe tregon cilësitë që qëndrojnë pas paraqitjeve të mira të mesfushorit shqiptar me moshat e Tottenham. Pamjet dëshmojnë potencialin e një talenti për të cilin pritshmëritë janë tepër të larta.

Në video, Muslika manovron me shkathtësi me topin, duke e kaluar nga njëra këmbë te tjetra, përpara se të lëshojë një gjuajtje të fuqishme. Topi përfundon saktësisht në këndin e sipërm të majtë të portës, në një aksion që spikat për nivelin teknik dhe finalizimin.

Të lidhura

None found

Gjuajtjet nga larg janë ndër armët kryesore të Muslikës, si në goditjet e dënimit, ashtu edhe në tentativat drejt këndeve të ndryshme të portës. Këto aftësi kanë qenë vendimtare në shndërrimin e tij si futbollist dhe i kanë sjellë kontratën e parë profesionale me Tottenham, një prej gjigantëve të futbollit anglez.

Vlerësime për të riun shqiptar ka shprehur edhe faqja e njohur në rrjetet sociale “The Talent Hunter”. Në përshkrimin e saj theksohet rritja e Muslikës si në Instagram, ku ka 2.6 milionë ndjekës, ashtu edhe në fushën e lojës, ku ka realizuar 6 gola në 9 prezenca në Premier League-n e moshave U-18.

Sipas kësaj platforme, Muslika shihet gjerësisht si një nga ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të dënimit për moshën e tij, ndërsa teknika që shfaq në atë gjuajtje vlerësohet si e jashtëzakonshme.


Shtuar më 4.11.2026 14:01