Këtë të mërkurë, për të 23-ën ditë radhazi, studentët kanë dalë sërish në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij të panegociueshme.
Studentët shihen teksa mbajnë disa pankarta nëpër duar, ndërsa marshojnë drejt fakultetit të Ekonomikut, dhe iu bëjnë thirrje të rinjve t’u bashkohen në revoltën kundër qeverisë.
Të lidhura
None found
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve dialog, por kjo ofertë është refuzuar vazhdimisht prej tyre.
Studentët kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit, mbetet e panegociueshme dhe se nuk pranojnë negociata.








