Bora dhe Golden Eagle Ylli kryesojnë nga dy kategori statistikore

FBK ka bërë të ditur skuadrat kryesuese në treguesit statistikorë të Superligës së Kosovës në basketboll, tashmë që është mbyllur i pari nga katër ciklet e stinorit të rregullt.

Bora dhe Golden Eagle Ylli dallohen me nga dy kategori në të cilat mbajnë vendin e parë. Bora, e renditur e treta me 12 pikë, ka mbrojtjen më të mirë: në shtatë xhiro ka lejuar gjithsej 485 pikë, me mesatare prej vetëm 69.3 pikësh për ndeshje. Ajo udhëheq gjithashtu në kërcime, me 41.86 për takim.

Të lidhura

None found

Për Golden Eagle Yllin, epërsia statistikore vjen te topat e vjedhur dhe bllokimet. Skuadra regjistron për ndeshje mesatarisht 8.29 topa të vjedhur dhe 2.86 bllokada.

Në sulm, shifrat më të larta i përkasin Rahovecit 029. Pas shtatë xhirove, kjo skuadër numëron 629 pikë të shënuara në total, apo 98.86 pikë për ndeshje.

Sa u përket asistimeve, në krye qëndron kampionia në fuqi, Trepça, me një mesatare prej 18.86 për takim. Me 12 pikë të grumbulluara, ajo zë pozitën e dytë në renditje.

Ndërkaq, tabelën pas shtatë xhirove e udhëheq Bashkimi me 13 pikë. Skuadra nga Prizreni është e vetmja që ka arritur gjashtë fitore dhe ka pësuar një humbje, por nuk kryeson në kategoritë statistikore.


Shtuar më 4.11.2026 12:25