Kosova hap në Torshavn kualifikimet e hendbollit për EURO 2028

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e zhvillon në Ishujt Faroe takimin e saj të parë kualifikues për Euro 2026.

Fushata kualifikuese nis sot për Kosovën me një sfidë të vështirë në Grupin 4, ku, përveç Ishujve Faroe, bëjnë pjesë Hungaria dhe Mali i Zi.

Të lidhura

None found

Përballja me Ishujt Faroe është caktuar për sonte në orën 20:00 në Torshavn. “Dardanët” do të luajnë pa Valon Dedajn dhe Leonard Gegajn, dy mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje.

Skuadra kosovare ndodhet në Torshavn që prej të hënës, ku është përgatitur për takimin me një kundërshtar që e njeh: Ishujt Faroe e kanë mposhtur dy herë gjatë kualifikimeve për Euro 2026.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, Kosova do të përballet me Hungarinë të dielën në Ferizaj, në takimin e radhës kualifikues.

Në Evropian kalojnë dy ekipet e para të grupit, si edhe katër kombëtaret më të mira të renditura të tretat nga tetë grupet gjithsej.


Shtuar më 4.11.2026 10:07