“Rraketa” e Juventusit refuzon Man.United, kërkon të lej gjurmë te ekipi torinez

Anësori i Juventusit, Dagllas Costa raportohet se ka refuzuar një kalim tek Manchester United dhe shpreson që të bindë trajnerin Andrea Pirlon.

“Calciomercato” zbulon se braziliani ka vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për një vend titullari tek bardhezinjtë.

Manchester United ishte në negociata me Juventusin për Costën, por ky i fundit ka refuzuar të kalojë në “Old Traford”.

Braziliani shpreson që të bindë Pirlon për vlerat e tij, dhe të sigurojë një vend titullari tek Juventusi për sezonin 2020-2021.


Shtuar 1.10.2020 11:48