Në ditën e 20-të të protestës kundër qeverisë, studentët dhe qytetarët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe më pas vijuan marshimin në rrugët e Tiranës drejt Kryeministrisë.
Tubimet e ditëve të fundit dhe thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama janë shoqëruar me kërkesa që tashmë shtrihen përtej arsimit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Të lidhura
None found
Studentët kanë refuzuar vazhdimisht ftesat e kryeministrit për dialog, duke deklaruar se nuk do të ulen në tryezë pa u përmbushur kërkesat e tyre politike. Krahas tyre, në protestë janë bërë pjesë edhe qytetarë, pedagogë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore.








