Bënë shqiponjën dykrenare me duar, arrestohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të Zi, pasi kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar në rrugë.

Sipas informacionit zyrtar, një grua e moshuar malazeze u ka kërkuar të ndërprisnin veprimin.

Të lidhura

None found

Gruaja u është drejtuar nxënësve në gjuhën malazeze, por ata nuk e kanë kuptuar kërkesën e saj dhe kanë vijuar të bëjnë simbolin e shqiponjës.

Në vijim, ajo ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej tyre, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Pas marrjes së denoncimit dhe deklarimit me shkrim të gruas, policia e Kotorrit ka shoqëruar katër të rinjtë dhe ka vendosur ndalimin e tyre, nën dyshimin për kundërvajtjen e nxitjes së urrejtjes kombëtare.

Sipas informacionit të përcjellë nga autoritetet malazeze, katër nxënësit do dalin sot, më 1 nëntor përpara gjykatës kompetente, ku do të shqyrtohet çështja e tyre.