Sulmuesi anglez, Xhemi Vardi ka fituar 30 mijë paund në kazino.
Ai ishte i pranishëm në një festë 3-muaj më parë, dhe aty edhe fitoi shumën në fjalë.
Gjithçka ndodhi pasi Lestëri mundi Mançester Sitit me rezultatin 1-0 në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë për tu kualifikuar më tej në finale. Presidenti i klubit zhvilloi një festë private me të gjithë futbollistët dhe bashkëshortet e tyre.
Sipas ‘’The Sun’’, në kazino u shpërndarë disa kartonë me vlerë 1 mijë paund për të luajtur në lojërat e fatit, dhe Xhemi Vardi e shfrytëzoi më së miri duke dalë me 30 mijë paund në xhep nga mbrëmja.
Vardi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Lestërit ku pavarësisht ofertave në drejtim të tij preferoi të qëndrojë besnik ndaj dhelprave./albeu.com