Mbrojtësi shqiptar Andi Hadroj është rikthyer në kampionatin Superiore pas eksperiencës në futbollin europian. Vllaznia e prezantoi sot në stadiumin “Loro Boriçi”.
Hadroj, 27 vjeç, është pjesë edhe e Kombëtares. Në qershor, ai u aktivizua nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran në përballjen ndaj Izraelit.
Të lidhura
None found
Trofeu më i rëndësishëm i mbrojtësit është titulli kampion i fituar me Partizanin në sezonin 2022-2023. Një edicion më pas, ai fitoi edhe Superkupën e Shqipërisë.





