Genoa ka regjistruar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Juventusit në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Serie A.
Juventusi hynte në këtë përballje si favorit, por vendasit e morën kontrollin e sfidës që në pjesën e parë. Kinglsey Ehizibue zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, pas asistimit të Baldanzit.
Të lidhura
None found
Epërsia e Genoas u dyfishua në minutën e 29-të, kur Tommaso Baldanzi përfitoi nga një reagim i dobët i portierit të Juventusit dhe shënoi golin e dytë.
Luciano Spalletti e aktivizoi Edon Zhegrovën që në fillim të pjesës së dytë, por përpjekjet e Juventusit nuk mjaftuan për të çarë mbrojtjen e Genoas.
Futbollisti i Kosovës pati dy mundësi të mira për të shënuar, mirëpo portieri Bijlow reagoi me pritje fantastike dhe e mbajti portën të paprekur.
Pas kësaj humbjeje, Juventusi mbetet në vendin e tetë me 14 pikë, ndërsa Genoa renditet e 13-ta me 10 pikë.




