Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka bërë akuza të forta ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Sipas tij, Hyseni ka përgjuar prokurorë të Prokurorisë së Posaçme pa pasur autorizimin e nevojshëm ligjor.
Gjatë një interviste në “Prime News24”, Murrizi deklaroi se, nëse përgjimet janë kryer në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale, atëherë duhet të zhvillohej një hetim i veçantë dhe i pavarur nga procedurat e tjera që lidhen me ish-kreun e SHISH-it.
Të lidhura
None found
Ai tha gjithashtu se, nëse drejtuesi i SPAK-ut ishte në dijeni se prokurorët po përgjoheshin, duhej t’i drejtohej gjykatës për vendosjen e masave të parashikuara nga ligji.
“Rama nuk do të ketë shërbim informativ. Kjo trëndafilja, Vlora Hyseni, dhe ky SPAK, vetëm për faktin që në Këshillin e Sigurisë, SPAK-u i ka thënë presidentit dhe kryeministrit se kjo më ka përgjuar pa leje, unë, po të isha prokuror i SPAK-ut, do t’ia kisha vënë hekurat trëndafiles, vetëm për këtë fakt, që ka përgjuar prokurorët në mënyrë antikushtetuese dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Trëndafilja e SHIK-ut është derivat i Gysit dhe AKSHI-t.
Në momentin që shefi i SPAK-ut e di se shefja e SHISH-it ka përgjuar këtë dhe dy-tre prokurorë të tjerë, duhej të kishte shkuar në gjykatë me kërkesën përkatëse dhe trëndafilja të ishte futur në kokërr të burgut, pa e lidhur këtë çështje me tenderat e AKSHI-t.
Vetëm për këtë arsye, pasi ka shkelur Kushtetutën dhe ka përgjuar strukturën e posaçme jashtë kufijve të përcaktuar prej saj, kjo përbën një vepër penale më vete, përveç vjedhjeve”, u shpreh Murrizi.





