Radiotelevizioni i Kosovës ka bërë publike pamjet ekskluzive nga çasti kur është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, ngjarje e ndodhur më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Videoja tregon ndërhyrjen e zyrtarëve policorë dhe momentin e prangosjes së të dyshuarit.
Të lidhura
None found
Sylaj u gjet dhe u vu në pranga më 27 tetor, rreth orës 23:40, në Deçan. Arrestimi u realizua pas një aksioni policor, në bashkëpunim me qytetarët.
Për lokalizimin dhe kapjen e tij u angazhuan disa njësi të Policisë së Kosovës, mes tyre edhe njësiti special FIT.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta publike, ndërsa është kërkuar që institucionet të mbajnë përgjegjësi dhe rastet e dhunës të trajtohen me seriozitetin e nevojshëm.





