Këtë të mërkurë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga burgu i Durrësit, në atë të Fierit. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës.
Transferimi u bë dy ditë pasi Veliaj publikoi nje status në rrjetet sociale, ku shprehu mbështetjen për protestat studentore.
Të lidhura
None found
Mësohet se transferimi nuk është bërë me kërkesë të Veliajt, i cili mbahej në burgun e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua.
Çfarë postoi Veliaj?
Dy ditë më parë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi për humbjen në zgjedhje të Aleksandër Vuçiç, por duke i dhënë edhe një mesazhi Edi Ramës për protestat studentore.
“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shkroi Veliaj.






