Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja Klodiana Lala, Abazi dyshohet se ka financuar ndërtimin e vilës së Ballukut në Palasë.
Të lidhura
None found
Dyshimet për këtë pasuri janë pjesë e hetimeve që po zhvillon SPAK, ndërsa përgjegjësia penale e personave të përfshirë mbetet për t’u përcaktuar nga drejtësia.
Paralelisht, gjatë ditës së sotme pritet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme 15 persona të tjerë të marrë të pandehur në kuadër të së njëjtës çështje.
Sipas raportimit, atyre do t’u komunikohet përfundimi i hetimeve, ndërsa procedurat pritet të vijojnë edhe ditën e nesërme, kur në SPAK do të paraqiten persona të tjerë për të njëjtin proces.






