Ndeshja e Serie C mes Cesenës dhe Empolit solli emocione dhe momente vendimtare, ku vëmendjen e mori edhe përballja mes vëllezërve shqiptarë Cristian dhe Stiven Shpendi.
Skuadra e Cristianit triumfoi 2-1, ndërsa sulmuesi i Cesenës ishte ndër protagonistët, duke realizuar një gol spektakolar për ekipin e tij.
Të lidhura
None found
Pas një pasimi të mirë nga mesi i fushës, ai përshkoi me shpejtësi një pjesë të terrenit, kaloi dy kundërshtarë dhe goditi saktë me të majtën, pa i lënë mundësi portierit mik të reagojë.
Për Stivenin, përballja rezultoi e pafat: fillimisht ai devijoi topin në portën e vet, ndërsa pak para fundit u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme.
Goli i Cristian Shpendit
PËRMBLEDHJA E NDESHJES:





