VIDEO/ Muçi shkëlqen në përmbysjen dramatike të Trabzonsporit dhe përfshihet në formacionin e javës (NOTA)

Trabzonspori siguroi një fitore të ngushtë dhe plot emocione ndaj Rizesporit, duke triumfuar 4–3 në javën e nëntë të Superligës turke.

Skuadra vendase u rikthye në lojë pas pjesës së parë të mbyllur me rezultatin 0–2. Në përmbysjen e madhe, rolin kryesor e pati sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.

Të lidhura

None found

Futbollisti pogradecar dha tri asistime, në minutat 49, 51 dhe 83 të ndeshjes.

Muçi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së nëntë, në vlerësimin e publikuar nga “SofaScore”. Ai mori notën më të lartë, 9.3.

Në formacion është përfshirë gjithashtu Lumbardh Dellova, mbrojtësi shqiptar i Kosovës, i vlerësuar me notën 7.6.