Përplasjet pas derbit të Stambollit, Brown dhe Bardakci ndëshkohen me karton të kuq

Galatasaray triumfoi 2-1 ndaj Fenerbahçes, por derbi i Stambollit vijoi me tensione edhe pas përfundimit të takimit.

Pas vërshëllimës së fundit, lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në përplasje, raportojnë mediat turke.

Të lidhura

None found

Në episodet e tensionuara u përmendën Kerem Akturkoğlu dhe Roland Sallai, ndërsa një tjetër konflikt përfshiu Archie Brownin dhe Abdülkerim Bardakcin.

Videot e publikuara në mediat turke tregojnë se situata u rëndua dhe policia u detyrua të ndërhynte për të ndarë futbollistët. Sipas raportimeve, përplasjet vijuan edhe në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes.

beIN Sports raporton se arbitri Atilla Karaoglan përdori kartonët e kuq pas incidentit. Abdülkerim Bardakci i Galatasarayt dhe Archie Brown i Fenerbahçes raportohet se u përjashtuan.

Disa raportime flasin gjithashtu për një përplasje fizike mes Brownit dhe Bardakcit, megjithëse detajet e plota pritet të sqarohen përmes pamjeve dhe raportit zyrtar të ndeshjes.