Pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe dëshmie, sipërmarrësi Behgjet Pacolli është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pas daljes, Pacolli u tha gazetarëve se kishte depozituar një kallëzim penal për ato që i konsideron padrejtësi të ndodhura deri tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës.
Të lidhura
None found
“Kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër”, deklaroi ai.
Pacolli ishte thirrur në SPAK si person që ka dijeni për çështjen, në kuadër të kallëzimit që lidhet me Aeroportin e Vlorës.






