Policia ka kapur në Rinas një shtetas egjiptian të shpallur në kërkim për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
50-vjeçari Mohamed Khairy Mohamed Amer Rageh konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai, në nëntor të vitit 2019 në Giza/ Egjipt, ka vrarë me armë zjarri një tjetër egjiptian, më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjykata e Tiranës ka refuzuar të ekstradojë 50-vjeçarin me arsyetimin se vepra për të cilin akuzohet, në Egjipt dënohet me vdekje.
Drejtësia egjiptiane nuk kishte sjellë garanci se 50 vjeçari nuk do të dënohet me vdekje. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni./albeu.com