Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se shkolla do të fillojë me 27 shtator, jo me 13, siç ishte paralajmëruar më herët.
Ky vendim është marrë për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili do të nisë më datë 1 shtator 2021.
“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.