Deri më tani keni parë në shumicën e rasteve anën pozitive të çdo shenje horoskopi, por ekziston edhe ana e errët e secilës shenjë, më saktësisht frika juaj më e madhe bazuar te shenja juaj e horoskopit. Ja cilat janë frikërat sipas yjeve:
E vetmja gjë që kanë frikë personat e shenjës së Dashit, është frika për të humbur njerëzit e dashur. Ata njihen si luftëtarë dhe nuk e pranojnë, si dhe nuk e durojnë dot faktin se kanë humbur në një betejë që ka rëndësi për ta.
2. Demi/ Frika nga paqëndrueshmëria financiare
Demat duan të jenë rehat me jetën e tyre dhe ta shijojnë në mënyrën më të mirë. Paqëndrueshmëria ekonomike për ta është frika më e madhe.
3. Binjakët/ Frika për të marrë vendime
Binjakët simbolizojnë dy pjesë të ndryshme të karakterit të njeriut dhe nuk vendosin dot me siguri. Frika më e madhe e tyre është marrja e një vendimi të rëndësishëm.
4. Gaforrja/ Frika për t’u larguar nga shtëpia
Personat që i përkasin shenjës së Gaforres dëshirojnë të qendrojnë në zona të sigurta. Ata duan vende ku askush nuk mund t’i lëndojë, pasi njihen si shenja më ndjeshme e zodiakut.
5. Luani/ Frika nga injorimi
Personat që i përkasin shenjës së Luanit njihen për vetbesimin. Frika më e madhe për ta është injorimi, pra nëse dikush i injoron.
6. Virgjëresha
Frika për mangësi ndaj gjërave
Virgjëreshat njihen për dëshirën që kanë për t’i pasur gjërat perfekte. Në rastet, kur kjo gjë nuk ndodh, ata frikësohen shumë.
7. Peshorja
Frikë për të qëndruar vetëm
Personat e shenjës së peshores njihen për dëshirën që kanë për të pasur pranë njerëz dhe vetmia i frikëson shumë. Ata nuk mund të qëndrojnë dot vetëm.
8. Akrepi
Frikë nga braktisja
Ata janë të frikësuar nëse të tjerët mund t’i braktisin, ose nëse humbin individualitetin në një marrëdhënie. Ata mendojnë për të ardhmen dhe i bëjnë shpesh pyetje vetes si do shkojë jeta e tyre.
9. Shigjetari
Frikë nga humbja e lirisë
Personat e kësaj shenje njihen për dëshirën që kanë për të udhëtuar dhe bërë aventura. Ata kanë frikë nga zënia e hapësirës së tyre, pasi liria ka shumë rëndësi për ta.
10. Bricjapi
Frikë nga dështimet
Intv.al shton se personat e shenjës së bricjapit kanë shumë frikë nga dështimet. Ata njihen për korrektësinë dhe ambicien e tyre dhe dështimi i tmerron shumë.
11. Ujori
Frikë nga kompromiset
Ata nuk pëlqejnë kompromiset në fusha të ndryshme në jetë. Ata urrejnë idenë e “punës në grup”, sepse ujori ka mendjen e vet. T’i lësh ata vetëm që të vendosin për gjërat, është gjëja më e mirë.
12. Peshqit
Frikë nga përgjegjësitë
Peshqit njihen për botën e tyre plot fantazi, që nuk duan të rriten. Frika më e madhe e tyre është: përgjegjshmëria.