Shtetasit afganë që pritet të vijnë në vendin tonë, do të vaksinohen kundër covid në Shqipëri.
Vaksinimi I tyre do të kryehet në mënyrë vullnetare, duke i lënë zgjedhjen e lirë atyre nëse do e kryejnë vaksinën anti-civid ose jo.
Ata do të strehohen tek godinat e qytetit Studenti dhe pritet të kenë shërbim mjekësor 24 orë.
Godinat 11 dhe 12 janë përcaktuar për shërbim mjekësor ndaj tyre. Atje do të ketë edhe një vend të veçantë për izolimin e tyre në rast të infektimit me virusin vdekjeprurës./albeu.com