Bebe Rexha flet si rrallëherë për partnerin: Mendoja se do isha e martuar në këtë moshë!

Bebe Rexha është një emër shumë i suksesshëm në tregun ndërkombëtar të muzikës dhe shumë aktive në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të jetë hermetike rreth jetës private, duke mos ndarë shumë detaje. Mirëpo, së fundmi ka bërë një rrëfim të veçantë në TikTok. Në një video të publikuar bë këtë rrjet sociale, Bebe, sot 30 vjeçe, ka improvizuar një bisedë me pyetjet që do t’ia bënte vetes kur ishte 17 vjeçe.

Ajo thotë se si 17 vjeçare do ta pyeste veten nëse do të kishte një çmim ‘Grammy’ në moshën 30-vjeçare, dhe përgjigja e saj është: “Jo, nuk kam, por jam nominuar dy herë”

Pyetja tjetër që ajo thotë se do t’ia bënte vetes është nëse ka kontratë me ndonjë label, përgjigja e së cilës është: “Po, kam lidhur dy herë kontratë, kompania e parë me të cilën nënshkruajte marrëveshje nuk pati besim në ty, por më beso ishte më mirë për ty”.

Ajo nuk ka lënë pa përfshirë edhe jetën private, e cila si adoleshente do ta pyeste veten nëse do ishte e martuar në moshën 30 vjeçare. “Unë e di që tani kemi menduar se do të ishim martuar. Por gjeta dikë që më do. Edhe unë e dua atë”, thotë artistja, e cila është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari.

Shqiptarja tregon edhe se çfarë nuk do të priste kurrë nga vetja, duke përmendur faktin se ka realizuar shumë këngë për shëndetin mendor që iu kanë ndihmuar njerëzve dhe se ka qëndruar plot 50 javë e para në klasifikimin e këngëve më të mira të zhanrit ‘country’ me hitin e saj “Meant to be”.


Shtuar 19.08.2021 14:26