Panairi i automjeteve në Paris tërhoqi rreth 500 mijë vizitorë, me markat kineze në qendër të vëmendjes

Rreth 500 mijë persona vizituan “Mondial de l’Auto” në Paris, ku prezenca e prodhuesve të rinj kinezë ishte një nga pikat më të spikatura të panairit.

Të lidhura

None found

Në mesin e 60 kompanive pjesëmarrëse, 25 ishin marka nga Kina, të cilat sollën modelet e fundit dhe teknologjitë e tyre më të reja.

Zeekr, Changan, Denza dhe AITO janë ndër emrat që synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun evropian.

Vizitorët patën mundësi t’i shihnin automjetet nga afër dhe të njiheshin me veçoritë e dizajnit të tyre.

Panairi u mbajt në një periudhë kur përplasjet tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kinës vazhdojnë të kenë ndikim në industrinë e automjeteve.

Për t’iu shmangur tarifave tregtare, disa prodhues kinezë po vlerësojnë mundësinë ose tashmë po punojnë për prodhim në fabrika evropiane. /Telegrafi/


Shtuar më 19.10.2026 19:17