Nuk e keni plotësuar ende Formularin A1/A1Z? Mundësi e re aplikimi për maturantët

Maturantët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z, do të kenë mundësinë të plotësojnë formularin në datat 18 deri 20 Gusht 2021.

Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, u jepet shansi të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 18 deri 20 Gusht 2021.

Të lidhura

None found

“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z.

Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.

Formulari A1Z plotësohet nga:

–  Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2021 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore;

– Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2021 dhe që nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore;

– Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, rezultojnëse kanë ose nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore.

Plotësimi online i Formularit A1Z bëhet në shkollat ku kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Kandidatët për të plotësuar formularin A1Z duhet të paraqesin tek mbikëqyrësi një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë/vërtetimin, me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi/certifikatën e maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit.


Shtuar 18.08.2021 18:57