Arrestohet ish-zv/ministri i Integrimit, akuza që rëndon mbi të

Policia në Kolonjë ka arrestuar ish-zv/ministrin e Integrimit dhe Shëndetësisë Albert Gajo, pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë,  ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 11:20