Humbja 0 – 2 përballë Besës së Kavajës në javën e 5-të ka sjellë reagimin zyrtar të Ilirisë së Fushë-Krujës. Në publikimin më të fundit në rrjetet sociale, klubi ka njoftuar se i është drejtuar FSHF-së me një shkresë.
Skuadra që garon në Kategorinë e Parë kërkon reflektim lidhur me gjykimin, duke paraqitur pretendimet e saj për dy episode konkrete që, sipas klubit, mund të kishin ndryshuar rrjedhën e takimit.
Të lidhura
None found
Njëri prej rasteve të kundërshtuara lidhet me golin e Besës. Fushë-krujasit pretendojnë se kishte një pozicion të dukshëm jashtë loje, të cilin anësori Mario Shazivari nuk e sinjalizoi.
Iliria ngre gjithashtu shqetësimin për një penallti të padhënë gjatë pjesës së dytë. Sipas pretendimit të klubit, kontakti brenda zonës nuk u ndëshkua, ndonëse arbitri kryesor Kreshnik Cjapi ndodhej shumë pranë aksionit.






