Sekuestrohen marihuanë, amfetaminë dhe vaj kanabisi në Tabanoc, gjermani i maskoi si karamele

Dogana në pikën kufitare të Tabanocit, në kufirin me Serbinë, ka zbuluar dhe sekuestruar marihuanë, amfetaminë dhe vaj kanabisi të kombinuar. Substancat narkotike u gjetën te një shtetas gjerman, i cili i kishte paketuar në mënyrë hermetike dhe i kishte paraqitur si karamele xhelatine.

Të lidhura

None found

Kontrolli zbuloi gjithashtu një peshore të vogël, ndërsa amfetamina ishte ndarë në disa pako dhe ishte fshehur në formën e kapsulave. Pas ekspertizës së urdhëruar nga prokurori, e cila konfirmoi përbërjen e lëndëve, ndaj shtetasit gjerman u ngrit kallëzim penal për tregti me drogë.

Veprimet për zbulimin, kontrollin dhe verifikimin e lëndëve narkotike janë regjistruar nga kamerat trupore, të dhuruara Drejtorisë së Doganave nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve.


Shtuar më 13.10.2026 17:37