Pas protestës së studentëve, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu shprehu në Facebook dënimin e saj për dhunën, goditjet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si edhe dëmtimin e pronës publike.
Në reagimin e saj, Koçiu theksoi se dhuna nuk ka ofruar zgjidhje në të shkuarën, nuk ofron sot dhe nuk do të ofrojë as në të ardhmen.
Të lidhura
None found
Ajo e përshkroi si të trishtueshëm shndërrimin e kulturës së protestës në dhunë të orkestruar. Me ironi, zëvendëskryeministrja iu referua edhe pretendimit se kjo dhunë ishte “provokuar” rëndë nga pllakat e trotuareve.
Sipas Koçiut, zhurma e gurëve, sulmet mbi institucionet e Policinë e Shtetit dhe shkatërrimi pa kuptim i pronës publike nuk përbëjnë një mënyrë shprehjeje të denjë për rininë. Ajo i konsideroi këto veprime një zakon të hershëm të atyre që shfrytëzojnë të rinjtë për të fshehur paaftësinë e tyre politike.






