Partizani emëron trajnerin e ri vetëm një ditë pas ndarjes nga Florin Bratu

Partizani ka gjetur pasuesin e Florin Bratus, vetëm 24 orë pas largimit të trajnerit për shkak të rezultateve të dobëta. Sipas raportimeve mediatike, drejtimin e skuadrës pritet ta marrë kroati Mislav Karoglan.

Të lidhura

None found

Karoglan dhe klubi, që numëron 17 tituj kampionë të Shqipërisë, raportohet se kanë arritur marrëveshjen mes tyre. Prezantimi zyrtar i trajnerit të ri pritet të bëhet së shpejti.

Tekniku 44-vjeçar vjen pas eksperiencës së fundit në stolin e Ballkanit, skuadër që garon në Superligën e Kosovës. Përgjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar gjithashtu ekipe të njohura si Hajduk Split, NK Istra dhe Sheriff Tiraspol.

Vendimi për shkarkimin e Florin Bratus u mor pas gjashtë javësh në Abissnet Superiore, periudhë gjatë së cilës Partizani nuk arriti rezultatet e pritshme.


Shtuar më 13.10.2026 16:33