Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Kërkesa e tij iu dorëzua kryeministrit Hristijan Mickoski më 9 tetor.
Të lidhura
None found
Andovski tha se vendimi lidhet me arsye personale, ndërsa dorëheqja tashmë është depozituar në Kuvend, raportoi “Sloboden Peçat”.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin që më është dhënë gjatë ushtrimit të detyrës. Për mua ishte nder dhe përgjegjësi të isha pjesë e Qeverisë dhe të kontribuoja në përmirësimin e sistemit shëndetësor.
I uroj kryeministrit dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë suksese në punën e tyre të mëtejshme, si dhe në realizimin e angazhimeve për kujdes shëndetësor më të mirë dhe cilësi më të lartë jetese për qytetarët”, deklaroi Andovski./Telegrafi/







