Para përballjes me Midtjylland, Egnatia u ka dërguar një mesazh sfidues rivalëve danezë nëpërmjet rrjeteve sociale. Në postimin e kampionëve të Shqipërisë shfaqet mesfushori me tipare defensive Altin Kryeziu, me stadiumin kombëtar dhe shtatoren e Gjergj Kastriot Skënderbeut në sfond.
Rrogozhinasit do ta zhvillojnë të enjten takimin e tyre të parë evropian në Conference League. Përballja me Midtjylland do të nisë në orën 18:45, në stadiumin “Air Albania”.
Të lidhura
None found
Përmes mesazhit të publikuar, klubi e cilëson këtë sfidë jo vetëm si një ndeshje, por edhe si një vepër arti. Postimi përcjell idenë se takimi nuk është thjesht një tjetër përballje në kalendar: ai shpreh një strategji për të dhënë gjithçka në fushë dhe për të synuar një rezultat pozitiv në rrugëtimin e ri evropian.






