Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Të lidhura
None found
Nga raporti ditor i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Geci dyshohet për veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Pas përfundimit të intervistimit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të qëndrojë në ndalim policor për 48 orë.
Rasti është cilësuar zyrtarisht si vepër penale e kanosjes.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Me 13.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ,,kanosje’’ ndaj viktimës mashkull kosovar-gazetar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë”.






