Avokati Anton Ndrecaj ka dhënë vlerësimin e tij lidhur me debatet e shkaktuara nga miratimi i Ligjit për Gjykatës Speciale, duke theksuar se kundërshtimet pritet të mos ndalen në ditët e ardhshme.
Të lidhura
None found
Deklaratat e tij i ka dhënë gjatë një lidhjeje direkte në emitimin e Kanalit 10.
Sipas Ndrecajt, konfrontimi pritet të thellohet veçanërisht në planin juridik dhe atë kushtetues.
“Nuk përjashtohet një konflikt kushtetues në rrafshin procedural, por njëkohësisht edhe një konfrontim mes Gjykatës Kushtetuese të Hagës dhe asaj të Kosovës”, u shpreh ai ndër të tjera.




