Florin Bratuështë drejt largimit nga Partizani. Vendimi përfundimtar u mor menjëherë pas disfatës1-3 përballë Tiranës në derbin e luajtur në arenën “Air Albania”, dhe sipas burimeve mediatike, rumuni do ta lërë stolin e të kuqve pas vetëm gjashtë takimeve.
Të lidhura
None found
Rezultatet e arritura nga teknikuti kanë qenë të papranueshme për drejtuesit e klubit. Fitorja e vetme e tij erdhi ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, ndërkohë që ekipi pësoi katër humbje dhe regjistroi edhe një barazim. Kjo gjendje nuk fali aspak besimin që i ishte dhënë53-vjeçarit që në momentin e emërimit të tij në qershor.
Administrata e Partizanit ka nisur tashmë kërkimet për emrin që do ta zëvendësojë. Bratu e mbyll aventurën e tij në kryeqytet me zhgënjim të madh, nën presionin e kritikave dhe me skuadrën e “Demave të Kuq” në një situatë alarmante në renditjen – vendi i9-të me vetëm4 pikë të grumbulluara.







