Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se qarkullimi në vend është normal, ndërsa rrugët paraqiten të lagështa.
Të lidhura
None found
Jashtë zonave urbane, lëvizja e automjeteve vijon me intensitet mesatar.
Sipas LAMM-së, në vendkalimet kufitare nuk janë regjistruar pritje të gjata, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga vendi.
Autoritetet u rekomandojnë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes me shpejtësinë, veçanërisht në luginat e vendit, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut./Telegrafi/






