Protestë e punëtorëve të NPB-së para Gjykatës Supreme për pagat e bllokuara

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë njoftuar se sot në orën 10:00 do të mblidhen para Gjykatës Supreme në Prishtinë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me pagat e parealizuara.

Të lidhura

None found

Prej afro tre muajsh, punëtorët nuk kanë marrë rrogat, shkaku i ngrirjes së llogarisë bankare të ndërmarrjes gjatë një procesi përmbarimor që buron nga një mosmarrëveshje gjyqësore.

NPB-ja ka sqaruar se bllokada financiare e ka bërë të pamundur pagesën e rrogave për muajt gusht dhe shtator, duke i lënë të punësuarit në një gjendje të rëndë, teksa presin shpërblimin për punën e kryer.

Nga kjo ndërmarrje kanë theksuar se nuk do të ndalen së përdoruri çdo rrugë ligjore dhe institucionale që kanë në dispozicion për të mbrojtur interesin publik dhe pronën shtetërore, pa cenuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Kriza aktuale ka nxjerrë në dritë efektet negative që ngrirja e llogarisë së ndërmarrjes po sjell për punonjësit, të cilët po kërkojnë një zgjidhje konkrete për t’i marrë pagat e mbetura.


Shtuar më 12.10.2026 07:36