Andin Hoti i përgjigjet Daçiqit: Eja në Prizren, burgjet e Kosovës të presin

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, reagoi ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb në detyrë, Ivica Daçiq, i cili pretendoi se Serbia ka të drejta territoriale mbi Kosovën dhe deklaroi se “flamuri serb do të valojë në Prizren”.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Hoti publikoi një fotografi pranë bustit të babait të tij, Ukshin Hoti, dhe e ftoi Daçiqin të udhëtonte në Prizren bashkë me Milan Radoiçiqin, të cilin e cilësoi si kriminel.

Hoti i tha Daçiqit se ai dhe Radoiçiqi janë të mirëpritur në Prizren, duke shtuar se me të dhe me persona të tjerë të ngjashëm me të ende nuk është mbyllur llogaria.

Ai theksoi se në Policinë e Republikës së Kosovës ka djem dhe vajza që i presin, ndërsa nënvizoi se Prizreni është Kosovë dhe Kosova është Republikë.

Sipas Hotit, përpjekjeve për pushtim, masakrave dhe gjenocidit u është dhënë fund në vitin 1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mbështetjen vendimtare të NATO-s. Në fund, ai deklaroi se Daçiqi duhet të vijë, pasi burgjet e Kosovës e presin dhe drejtësia ka ende llogari të pambyllura me të.


Shtuar më 11.10.2026 21:15