“T’i hapet rrugë arrestimit të një prej politikaneve më të korruptuara”/ Apeli i qytetarit drejtuar SPAK: Mos e vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut! Rama po fsheh frikën

Protesta e 134-t kundër qeverisë së Edi Ramës vazhdoi me thirrjet e qytetarëve për largimin e kryeministrit dhe për ndërhyrjen e organeve të drejtësisë.

Një prej pjesëmarrësve theksoi gjatë fjalës së tij se uniteti i protestuesve ka rritur ndërgjegjësimin e publikut për situatën politike në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Ai iu drejtua SPAK-ut me një apel që të mos e shtyjë më tej kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ballukut, në mënyrë që të hapet rruga për arrestimin e saj.

“Jemi bashkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Ky bashkim e ka bërë shoqërinë më të ndjeshme ndaj realitetit. Para 31 majit, SPAK kishte paraqitur një kërkesë pranë kryesisë së Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ballukut, por ajo nuk u realizua. Në atë kohë shoqëria nuk ishte aq e vetëdijshme. Pyetnim veten se si ishte e mundur që kryeministri dhe Kuvendi nuk ia hoqën imunitetin një prej ministreve më të korruptuara. Thuhej se Rama është i pamposhtur dhe bën çfarë të dojë. Por sot ai nuk mund të veprojë më si i dojë. Sot Rama është i frikësuar, por përpiqet ta maskojë frikën me sjellje frikacake dhe mundohet të duket i fortë. I bëj thirrje SPAK-ut të mos e vonojë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut, në mënyrë që arrestimi i saj të bëhet i mundur. Ajo është një nga politikanet më të korruptuara të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi ai.


Shtuar më 11.10.2026 20:43