Partia Socialiste do të mbajë të mërkurën një mbledhje të zgjeruar me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Eksiola Shehu, gazetare e Euronews Albania, ka zbardhur përmbajtjen e mesazhit të dërguar deputetëve të PS-së.
Sipas njoftimit, takimi do të nisë në orën 12:30 në Pallatin e Brigadave. Mbledhja zhvillohet pak ditë pas miratimit në Kuvend të hartës së re territoriale.
Të lidhura
None found
Mesazhi u bën të ditur deputetëve se mbledhja e zgjeruar do të mbahet të mërkurën, më 14 tetor 2026, në orën 12:30, në Pallatin e Brigadave. Po ashtu, të hënën, më 12 tetor, nuk do të zhvillohet mbledhja e zakonshme e Grupit Parlamentar.







