Ka humbur jetën edhe punëtori i dytë shqiptar, i cili u plagos rëndë disa ditë më parë nga shpërthimi në një rafineri në Greqi. 50-vjeçari Dorian Hysa nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Në të njëjtën ngjarje kishte vdekur edhe 43-vjeçari Robert Cakaj.
Pas aksidentit, autoritetet kanë nisur hetimet për respektimin e rregullave të sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Në kuadër të hetimit janë arrestuar 4 persona që kishin rol të drejtpërdrejtë në mbikëqyrjen e projektit të diskutueshëm.
Të lidhura
None found
Mes të ndaluarve janë një kryepunëtor 36-vjeçar, një menaxher i Departamentit të Shëndetit dhe Sigurisë, si edhe një operator projekti. Tre arrestimet e fundit u kryen pas ndalimit të kontraktorit të punishtes së jashtme, i cili po zhvillonte punime brenda rafinerisë në momentin kur ndodhi aksidenti.






